E Shtunë, 31 Tetor 2026

EBA: Ndërhyrjet në Iran janë të papranueshme

Dubai - Emiratet e Bashkuara Arabe i cilësojnë ndërhyrjet e huaja në Iran si të papranueshme. Reagimi i EBA-s vjen menjëherë pasi Irani akuzoi Britaninë e Madhe dhe SHBA-në se po ndërhyjnë për të provokuar protestat kundër rizgjedhjes së Mahmud Ahmedinexhad në postin e presidentit të vendit.

"Besojmë se ndërhyrja nga kushdo në Iran është e papranueshme", deklaroi ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, sheiku Abdullah bin Zayed al-Nahayan gjatë një fjalimi në Turqi, transmetuar nga televizioni "Al Jazeera".

"Emiratet e Bashkuara Arabe ishin shteti i parë që i dërgoi një mesazh urimi presidentit Ahmedinexhad. Të gjitha vendet janë të të njëjtit mendim në lidhje me faktin se nuk është në interes të rajonit të ekspozohet ndaj paqëndrueshmërisë" shtoi ministri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›