Irani arme per qeverine siriane
Një raport konfidencial i OKB-së eshte publikuar nga CNN I cili tregon se Irani po eksporton armë për qeverinë siriane, duke shkelur embargon për shitjen e armëve. Raporti vjen një ditë pasi presidenti Bashar al Assad fajësoi mercenarë të mbështetur nga fuqitë e huaja për dhunën në vendin e tij. “Raporti flet për tre ngarkesa iraniane të sekuestruara vitin e kaluar”, ka deklaruar një burim diplomatik në kushte anonimati. Raporti është hartuar nga një panel ekspertësh dhe është paraqitur në komitetin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që monitoron sanksionet ndaj Iranit, ka bërë të ditur burimi.
Njoftimi për raportin vjen pasi Assad, në një intervistë të rrallë për “Russia 24”, tha se armët në duart e rebelëve sirianë vinin nga Libani dhe Turqia. “Ne nuk mund të mbyllim kufijtë dhe të ndalojmë kontrabandën e armëve, por mund të reduktojmë fluksin e saj”, deklaroi presidenti sirian. Assad bëri përgjegjëse për situatën të ashtuquajturën Pranëvera Arabe, gjatë të cilës revolucionet rrëzuan regjimet diktatoriale në Egjipt, Libi dhe Tunizi.
Lëvizjet e suksesshme të Pranëverës Arabe frymëzuan kryengritjet në Siri që nisën në mars të vitit 2011 për të kërkuar reforma politike, por që u kthyen shumë shpejt në një lëvizje të armatosur opozitare e që shumë po vazhdon me gjakderdhjet në vend.