E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel shkarkon Ministrin e Mjedisit

Pas humbjes tronditëse që pësoi partia e saj në zgjedhjet e landit më të madh gjerman, kancelarja, Angela Merkel, shkarkoi ministrin e mjedisit, Norbert Roettgen. Roettgen ishte kandidati i kristian-demokratëve për detyrën e kryeministrit të Rinit Verior dhe Vestfalisë.

Mungesa e tij e theksuar e popullaritetit është konsideruar si një prej arsyeve kryesore që rezultati i kristiandemokratëve ishte më i keqi në votime që prej Luftës së Dytë Botërore. Disfata përballë rivalëve social-demokratë përbën një goditje të rëndësishme për pozitat e Merkel, pasi ekspertët e kanë interpretuar votën si një kundërshtim serioz për politikën e shtrëngimit financiar të udhëhequr nga Kancelarja, si mënyrë e vendosjes së rregullit mbi buxhetet kombëare të vendeve të Eurozonës.

Duke shpjeguar vendimin e saj, Merkel deklaroi se “shkarkimi i Roettgen ishte bërë i pashmangshëm, pasi një ndryshim në personel ishte i domosdoshëm”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›