Australi, mbërrijnë ushtarët e parë amerikanë

Rreth 200 ushtarë të Shteteve të Bashkuara kanë mbërritur në Australi ku do të qëndrojnë për 6 muaj.
Ata janë pjese e parë e kontigjentit prej 2500 ushtarëve, ndërsa Uashingtoni e thellon praninë ushtarake në rjaonin Azi-Paqësor.
Vendosja e ushtarëve amerikanë në pjesën veriore të Australisë ka shkaktuar shqetësim në Kinë, pasi kjo në Pekin duket si strategji amerikane për mbizotërim në rajon.
Ministri i mbrojtjes i Australisë, Stefen Smith, i ka hedhur poshtë këto deklarata, duke thënë se Australia nuk e sheh Kinën si kërcënim.