E Shtunë, 31 Tetor 2026

Selimi: "Xhandarët e Daçiçit" të hetohen nga Haga

Deputeti i PDK-së, Behar Selimi, ka deklaruar se akti i arrestimit të dy policëve të Kosovës nga xhandarmëria serbe do të duhej të hetohej edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës. Në një intervistë për “Tribuna Shqiptare”, deputeti Selimi, ka thënë se institucionet e sigurisë së Kosovës nuk kanë mundur të bëjnë më shumë, ndërsa ka kërkuar që të qartësohen më mirë kompetencat e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në raport me forcën ndërkombëtare në vend, në mënyrë që të mos cçnohet integritetit territorial i vendit.

Sipas tij, veprimi i së shtunës e ka zënë të papërgatitur edhe KFOR-in, i cili është përgjegjës për sigurinë e integritetit territorial të Kosovës.

Selimi nuk mendon se është dëmtuar imazhi i Policisë së Kosovës, ndërsa thekson se duhet të priten raportet e Komisioneve të cilat po merret me hetimin e rastit. Sipas tij, ndaj përgjegjësve të mundshëm do të duhej të merreshin masa.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›