E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, Ish-presidenti në gjykatë për komplot

Ish presidenti i Turqisë, Kenan Evren, sot paraqitet në një gjykatë për rolin e tij në grushtin e shtetit ushtarak në vitin 1980.

Pesëdhjetë njerëz ishin ekzekutuar, gjysmë milioni ishin arrestuar, qindra kishin vdekur në burgje dhe shumë të tjerë ishin zhdukur, gjatë tre viteve të pushtetit ushtarak, pas komplotit më 12 shtator të vitit 1980.

Ndërkohë kur kanë kaluar 30 vjet, një gjykatë në Ankara, do të nisë  dëgjimin për këtë rast, kundër ish presidentit Kenan Evren, 94 vjeç, i cili ka qënë president i vendit.

Në gjykatë duhet të paraqiten edhe anëtarët e tjerë të komplotit ushtarak të vitit 1980.

Meqënëse Evren ka probleme me shëndetin, është e paqartë se ai nuk do të jetë në gjendje ta përballojë burgun, nëse shpallet fajtor se ka udhëhequr grushtin e shtetit

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›