Greqi,shpërthim në zyrën e ish-kryeministrit Simitis

Zyra e ish-kryeministrit Greqisë, Costas Simitis, u trondit nga një shpërthim gjatë mbrëmjes së të martës.
Policia rrethoi brenda disa minutash zonën e ndodhur në qendër të Athinës, duke dyshuar për mundësinë e një sulmi terrorist, ndërsa u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të shuar një zjarr të krijuar nga shpërthimi.
Në një deklaratë të policisë së publikuar në mediat greke, mësohet se 27 zjarrfikës bënë të mundur shuarjen e zjarrit.
Për fat të mirë, në momentin e shpërthimit nuk ka pasur asnjë person në zyrë prandaj nuk ka pasur asnjë të lënduar.
Ndonëse ende nuk ka një version zyrtar për ngjarjen, besohet se pas saj mund të fshihet një grup anarkist, sulmet e të cilëve janë të njohura në vendin fqinj.