E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, pranga autorit të djegies së godinës së komunës Shalë

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e autorit të djegies së godinës së komunës Shalë. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 45-vjeçari Frrok Toma, me detyrë roje i godinës së Komunës "Shalë" të rrethit Shkodër.
 

Arrestimi i tij u bë, pasi nga veprimet e hetimore të kryera rezultoi se 45-vjeçari është autori i djegies së godinës së Komunës "Shalë" të rrethit Shkodër, ngjarje kjo e ndodhur ditën e djeshme.
 

Sipas policisë në lidhje me këtë ngjarje, u kryen veprimet e duhura hetimore dhe materialet proceduriale, në ngarkim të shtetasit Frrok Toma, iu kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale "Shkatërrim të pronës me zjarr".
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›