Irani dhe Siria në qendër të diskutimeve të G8 në Camp David
Presidenti amerikan Barak Obama e filloi natën e së premtes në Camp David të SHBA-së takimin e G8, pas një takimi me homologun e tij francez, Francois Hollande . Obama mirëpriti udhëheqësit e tetë vendeve më të industrializuara, si dhe atyre të Bashkimit Evropian, në hyrje të "shtëpizë" Laurel, 100 km në veriperëndim të Uashingtonit.
Udhëheqësit e G8 (US, Britania, Kanadaja, Italia, Franca, Gjermania, Japonia, Rusia)e kanë zhvilluar takimin në një darkë pune për pak më shumë se dy orë, me në qendër çështjet e nxehta të skenës ndërkombëtare, veçanërisht çështja bërthamore e Iranit para se të rifillojne bisedimet me "grupin e të gjashtëve" të republikës islamike në Bagdad.
Një zyrtar i lartë amerikan, i cili ka raportuar për gazetarët përmbajtjen e darkës, tha se liderët insistuan për të marrë hapa konkretë në Teheran. Bisedimet kanë përfshirë edhe një tjetër program bërthamor, atë të Koresë së Veriut dhe represionin e përgjakshëm në Siri. Në progamin bërthamor të Koresë së Veriut, udhëheqësit e tetë vendeve më të industrializuara riafirmuan rëndësinë e Koresë së Veriut në përputhje me standardet ndërkombëtare. Koreja do të izolohet gjithnjë e më shumë në qoftë se ajo "vazhdon në rrugën e provokimit", shtoi zyrtari.