Ushtria pakistaneze vret 12 militantë
Ushtria pakistaneze ka vrarë 12 militantë, kanë theksuar zyrtarët e qeverisë, në momentin kur forcat e sigurisë vazhduan ofensivën e tyre kundër militantëve talebanë në rajonin e Vaziristanit Jugor.
Ushtria ka njoftuar se përderisa forcat e sigurisë kanë vënë nën kontroll dy ish-qendrat e militantëve, Sararoga dhe Ladha, ende po regjistrohen përleshje sporadike me militantët. Forcat e sigurisë ende janë duke bërë përpjekje për të vendosur nën kontroll të plotë qytetin e Makeenit, i cili konsiderohet si qendër e militantëve talebanë në Pakistan.
Gjatë përleshjeve të fundit janë vrarë 12 militantë dhe janë plagosur pesë ushtarë pakistanezë, ka njoftuar ushtria, duke shtuar se forcat e sigurisë gjatë aksionit të tyre kanë konfiskuar një sasi të madhe të armatimit dhe të municionit.
Lufta kundër militantëve është një betejë e gjatë dhe e vështirë, pasi që nuk po luftojmë vetëm kundër ekstremistëve, por edhe kundër ideologjisë së tyre. Armiku në këtë betejë nuk duhet të nënçmohet, deklaroi presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari.
Ushtria pakistaneze ofensivën kundër militantëve në rajonin e Vaziristanit Jugor e ka filluar më 17 tetor dhe ka theksuar se që nga fillimi i luftimeve ka vrarë disa qindra militantë.