Irani, ende pa përgjigje për planin e OKB-së për çështjen bërthamore

Një zyrtar iranian thotë se vendi i tij nuk do të japë përgjigje deri javën e ardhshme ndaj planit të mbështetur nga OKB-ja për t'i ofruar Teheranit që të marrë uranium me nivel të ulët pasurimi. Televizioni iranian po citon negociatorit iranian Ali Asghar Soltanieh, sipas të cilit Teherani po shqyrton aspekte të ndryshme të planit dhe do t'i kthejë përgjigje zotit Mohamed ElBaradei, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike.
Ali Asghar Soltanieh
I dërguari iranian i bëri komentet
sot, kur skadoi afati që i ishte dhënë Teheranit për të pranuar
propozimin që do t'i jepte Iranit mundësinë të ketë uranium të
pasuruar, në nivelin e mjaftueshëm për përdorim civil, por më të ulët
se sa ai që nevojitet për prodhimin e armëve bërthamore.
Palët e tjera të përfshira në negociata, Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Franca, e kishin miratuar marrëveshjen para afatit të sotëm. Një deklaratë e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike thoshte se Irani i ka thënë zotit ElBaradei se po e shqyrton propozimin në dritë pozitive dhe do të japë një përgjigje nga mesi i javës së ardhshme.//lk