E Diel, 1 Nëntor 2026

Diaspora uron Berishë për fitoren në zgjedhje

Kryeministri Sali Berisha takon akademikun Mark Krasniqin

Shoqatat e diasporës urojnë kryeministrin Sali Berisha, për fitoren në zgjedhjet e 28 qershorit dhe rikonfirmimin në krye të qeverisë.
Kjo është konfirmuar dje, gjatë një takimi që kryeministri Berisha zhvilloi me akademikun dhe politikanin e njohur nga Kosova Mark Krasniqi, i shoqëruar nga Nikollë Shabani, përfaqësues i shoqatave të diasporës.
Bashkëbiseduesit uruan kryeministrin Berisha për fitoren në zgjedhje si dhe vlerësuan kontributin që qeveria e Shqipërisë dhe Kryeministri Berisha kanë dhënë ndaj Kosovës.
Nga ana e tij, kryeministri Berisha falënderoi bashkëbiseduesit për urimin dhe vlerësoi kontributin e madh qe diaspora ka dhënë për Kosovën. Kreu i qeverisë vlerësoi arritjet e mëdha të Kosovës, duke vënë theksin në stabilitetin dhe konsolidimin e pavarësisë.
Më tej, kryeministri Berisha i njohu bashkëbiseduesit me investimet në infrastrukturë të cilat e lidhin Shqipërinë me vendet e tjera të rajonit, duke veçuar rrugën Shëngjin-Ulqin, ndërtimi i së cilës pritet të fillojë së shpejti. Kryeministri Berisha po ashtu vlerësoi kontributin e diasporës në investimet në Shqipëri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›