Irani gati te mbylle eksportin e naftes pas sanksioneve

Parlamenti Iranian është gati të mbylle eksportin e naftës drejt Europeës. Kështu ka deklaruar kryetari i parlamentit Ali Larijani, duke iu referuar pr/ligjit për të cilin Asambleja po punon prej ditësh. “Deputetët kanë tashmë një vizion tëqartë të çështjes”, ka thënë Larijani dhe tani pritet dhe raporti i komisionit për sigurinë kombëtare.
Larijani ka thënë se po përgatit një ligj që do të ndalë menjëherë eksportimin e naftës drejt SHBA-së dhe BE-së, si përgjigje të embargos që i është vënë Teheranit për shkak të programit bërthamor.
“Është e nevojshme” ka nënvizuar Larijani, duke i dhënë një përgjigje komenteve europiane mbi naftën iraniane. Deputeti Karimi Ghodusi e ka cilësuar projektin një mase revoluzionare.
Një ditë me parë presidenti amerikan Barak Obama ka njoftoi marrjen e masave më të forta ndaj qeverisë iraniane, përfshirë dhe bankën e saj qendrore. Në një urdhër ekzekutiv, Obama tha se do të ngrijë të gjitha asetet e qeveriseë iraniane që ndodhet në SHBA. Të dielën Obama ishte shprehur se SHBA dhe Izraeli po analizojnë politikat e tyre ndaj Iranit. Ka ardhur më pas dhe reagimi i menjëhershëm i Teheranit që ka thënë se sanksionet e reja nuk trembin Iranin. “Është një lufte psikologjike që nuk do të ketë asnjë impakt. Nuk ka asgjë të re, është e njejta gjë që përsëritet në këto 30 vjet”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme.