Aksident ne Kavaje nisin hetimet per shkaqet e aksidenti

Një i vdekur dhe katër të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Kavajë-Durrës në afërsi të Malit të Robit. Automjeti me targa greke, i cili drejtohej nga Rezart Hoxha, 37 vjeç ka humbur drejtimin e automjetit duke u përplasur fillimisht me shtyllën e ndriçimit dhe më pas ka përfunduar në anën e kundërt të rrugës ku është aksidentuar me një tjetër automjet me targa AA 247 BA i cili drejtohej nga Leonard Bara 45 vjeç. Për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit, Leonard Bara dhe tre pasagjerët, dy janë femra E.Seleci dhe A.balani dhe një mashkull N.Biza. Të katër të plagosurit janë nga Fieri. Aktualisht dy prej të lënduarve ndodhen në gjendje kritike për jetën në sallën e reanimacionit në spitalin e Durrësit, ndërsa dy të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën. Një grup hetimor ndodhet në venndgjarje për të hetuar për shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shpëjtësia e madhe si dhe humbja e kontrollit të automjetit me targa greke kanë qenë shkaqet e aksidentit.