E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shefi i FMN-së kërkon shtesë fondesh

Dominique Strauss-Kahn tha se duhen më shumë burime financiare
Në një intervistë dhënë BBC-së, Dominique Strauss-Kahn tha se FMN-së i duheshin edhe njëqind miliardë dollarë të tjerë gjatë gjashtë muajve të ardhshëm për të përballuar rritjen dramatike të numrit të vendeve që kanë nevojë për ndihmë. "Numri i vendeve që po hasin probleme në të njëjtën kohë është rritur në mënyrë dramatike dhe këto vende vijnë e kërkojnë ndihmë tek Fondi Monetar Ndërkombëtar, dhe ato janë më të mëdha në numër se ç'kanë qenë më parë, kështu që na duhen më shumë burime. Tani për tani ne kemi burime të mjaftueshme për të adresuar problemin me të cilin po përballemi, çështja është që të jemi në gjendje të përballemi me të pas gjashtë muajsh dhe mendoj se kryetarët e shteteve dhe qeveritë janë të ndërgjegjshëm për nevojën e një FMN-je të fortë." tha Dominique Strauss-Kahn.Ai po ashtu i bëri thirrje qeverive që të vazhdojnë të ulin interesat dhe të injektojnë fonde në banka në mënyrë që të ndihmojnë në lehtësimin e krizës globale. Zoti Strauss-Kahn tha se sipas tij, Banka Qendrore Europiane duhet të bënte edhe një ulje tjetër të interesit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›