Irani i gatshëm për marrëveshje për programin bërthamor
Presidenti iranian, Hassan Rohani ka thënë se vendi i tij është i gatshëm që të arrij marrëveshje me fuqitë botërore rreth programit të saj bërthamor, por koha është e kufizuar.
Rohani ka thënë se Irani është i gatshëm për një lojë ku të gjithë dalin fitues.
Në deklarimin e tij që është cituar nga agjencia iraniane e lajmeve, IRNA, Rohani ka kërkuar nga perëndimi që të ndryshojë politikën e tij, duke e përfshirë edhe heqjen e sanksioneve ekonomike kundër Iranit për shkak të programit bërthamor të saj.
Ai ka thënë se puna e arritjes së marrëvëshjes bërthamore nuk mund të bëhet pa respekt.
Komentet e Rohanit janë bërë në kohën kur ai po përgatitet për të shkuar në New York për tiu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Irani gjithëmonë i ka hedhur poshtë akuzat e perëndimit se në mënyrë të fshehtë është duke zhvilluar armë bërthamore.