E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistani i gatshëm të lirojë numrin 2 të talebanëve

Një zyrtar i lartë pakistanez ka thënë se Islamabadi është i gatshëm të lirojë numrin dy të talebanëve, Mullah Abdul Ghani Baradar si përpjekje për ti dhënë fund gati 12 vjet të luftës në shtetin fqinj, Afganistan.

Neogociatorët e paqës të qeverisë afgane rregullisht kanë kërkuar lirimin e Baradarit, zyrtari më i lartë i talebanëve që është arrestuar në Pakistan.

Sartaj Aziz, që është këshilltari për punë të jashtme i kryeministrit pakistanez, Nawaz Sharif, ju ka thënë agjencive perëndimore të martën: në parim, ne jemi pajtuar që ta lirojmë atë. Koha e lirimit tashmë është duke u diskutuar. Me siguri lirimi do të ndodh së shpejtindoshta këtë muaj.

Aziz ka thënë Baradari do të lirohet në Pakistan, por ai nuk do ju dorëzohet afganëve, ashtu siç ka shpresuar Kabuli.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›