E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Zgjohu” dënon ndërhyrjen e policisë

Lëvizja qytetare “Zgjohu” mbështet grupin e tifozëve “Plisat” nga Prishtina dhe dënon ashpër ndërhyrjen brutale dhe të pajustifikuar të policisë së Kosovës të ardhur nga Mitrovica. Keshtu thuhet në një reagim të kësaj lëvizjeje.
 

Më tej thuhet se pamjet pas ndeshjes së basketbollit Prishtina – Bambi, ju rikujtuan shqiptarëve skenat e represionit të forcave serbe mbi shqiptarët duke tentuar t`i disiplinojnë ata nëpërmjet të abuzimit me institucionet e shtetit dhe aparatin ndëshkues, policinë. Sipas kësaj lëvizjeje, “Plisat”, bashkë me vëllezërit e tyre nga Shkupi dhe Tirana janë në ballë të proçeseve kombëtare duke dhënë kontribut të pamohueshëm në përafrimin e Prishtinës me Tiranën dhe Shkupin duke i bërë një.
 

Lëvizja “Zgjohu” në Prishtinë, me solidarizim të plotë nga zyra e “Zgjohu” në Shkup dhe tifozët Shvercerat Shkup, solidarizohet me “Plisat” Prishtinë dhe kërkon përgjegjësi nga policia e Kosovës dhe ndëshkim të urdhëruesve të këtij intervenimi skandaloz kundër djemve dhe vajzave shqiptare në palestrën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›