E Diel, 1 Nëntor 2026

amet Greqia te kerkoj falje dhe te ndryshoj qendrimin

Zhvillohet konference shkencore per ceshtjen. Shpetim Idrizi mban fjalen e rastit. Merr pjese edhe Tahir Muhedini

Ceshtja came duhet te nise te shikohet ne nje drite te re historike dhe juridike nga pala greke dhe po keshtu shteti grek duhet te kerkoje falje per sa i perket gjenocidit te ushtruar ndaj cameve. Keto ishin disa nga konkluzionet kryesore qe u nxoren nga konferenca e katert nderkombetare Ceshtja e Camerise dhe sfidat e se ardhmes organizuar nga Instituti i Studimeve per Camerine ne bashkepunim me Institutin e Historise ne Tirane dhe Institutin e Studimeve Albanologjike ne Prishtine ku moren pjese edhe drejtuesit e dy partive came ne vend Shpetim Idrizi i PDU-se dhe Tahir Muhedini i PDI-se. Ne fjalen e mbajtur ne kete konference ku merrnin pjese studiues shqiptare dhe te huaj kryetari i PDU-se Idrizi deklaroi se po behen te gjitha perpjekjet qe ceshtja came te trajtohet me vertetesi per sa i perket anes historike me drejtesi per sa i perket anes juridike dhe me vullnetin e mire te shtetit grek per ta pranuar ate. Ne fjalen e tij Idrizi shprehu nje sere kerkesash per kete ceshtje duke theksuar se Greqia duket te shfuqizoje dy ligje diskriminuese te ndermarra ndaj popullsise came ne kundershtim te plote te konventave nderkombetare. Ne kete pike Idrizi theksoi se interesat e popullsise came perkonin edhe me ato te sllavo-maqedonasve dhe madje te hebrenjve. Duhen shfuqizuar nje ligj i viteve lsquo70 dhe nje ligj tjeter i viteve lsquo80 qe ja njohu te drejten e rikthimit ne trojet e tyre vetem atyre ish-shtetasve greke te djathte apo te majte qe megjithese kishin bashkepunuar me pushtuesit apo me komunistet kishin mbajtur qendrim te mire kombetar pas luftes dhe me kusht qe te ishin me kombesi greke - kerkoi Idriz duke shtuar se kjo kerkese eshte nje pike kontakti mes ceshtjes came me ceshtje te tjera te ngjashme te krijuara ne territorin grek si ceshtja sllavomaqedonase dhe ajo e hebrenjve. Nga ana tjeter ne fjalen e tij kryetari i PDU-se deklaroi se Greqia duhet te kerkoje falje per sa i perket gjenocidit dhe diskriminimit qe i ka bere popullsise came. Greqia duhet te kerkoje falje dhe te shikoje mundesi shperblimi per viktimat e gjenocidit te organizuar nga forcat paramilitare apo te krahut te djathte ashtu sikurse duhet te parashikoje edhe kompensim per pronat e cameve dhe te shqiptareve ne pergjithesi - theksoi Idrizi ne fjalen e tij. Nga ana tjeter Idrizi i cili mbajti edhe fjalen e hapjes kerkoi ballafaqimin e studiuesve greke me gjenocidin ndaj cameve duke theksuar se ne vitet 1990 Greqia ka manipuluar opinionin ne lidhje me gjenocidin cam. Po keshtu sipas kryetarit te PDU-se Greqia duhet te njohe te drejten e pakices shqiptare ortodokse dhe te afirmoje publikisht identitetin e vet kombetar. Nje tjeter kerkese ishte edhe ajo e mundesine qe ish-viktima te gjalla te kesaj lufte te mund te kthehen per te pare trojet dhe varret e te pareve te tyre. Sipas Idrizit te gjitha keto kerkesa jane ne perputhje me normat dhe ligjet nderkombetare. Po keshtu ne kete konference shkencore u fol mbi historine situaten politike ligjore dhe diplomatike te atehershme dhe te sotshme dhe menyrat se si do te duhet te zgjidhet ceshtja came. Ne konference moren pjese historiane te shumte nga Shqiperia si Pellumb Xhufi Beqir Meta Enver Kushi Ahmet Mehmeti Bashkim Kucuku si edhe tre historiane nga Turqia dhe lektorja e Universitetit te Oksfordit Dr. Rudina Jasini. Ne konference foli edhe kryetari i partise se minoritetit maqedonas ne Greqi Ylberi Pavlo Voskopulos i cili sqaroi te perbashketat e historise se diskriminimit te cameve dhe sllavomaqedonasve nga shteti grek.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›