Irani ka arrestuar 30 spiunë të CIA-s?

Nga Express më 21 maj 2011 në ora 18:30
Ministria e Inteligjencës së Iranit, ka njoftuar se ka zbuluar dhe shpërbërë një rrjet që dyshohet se spiunonin për SHBA-në. 30 persona njoftohet se janë arrestuar në këtë rast.
Lajmi është bërë publik përmes një komunikate, që është lexuar në televizionin shtetëror.
Deklarata thotë se “agjentët elitë të ministrisë së inteligjencës në konfrontimin e tyre me elementët e CIA-s, arritën të arrestonin 30 spiun të lidhur me Amerikën, përmes disa operacioneve të ndryshme të agjencisë.
Nuk janë ofruar detaje të tjera rreth rastit.