E Diel, 1 Nëntor 2026

Irani ka kapur një fluturake amerikane?

Irani thotë se ka kapur një aeroplan pa pilot të Shteteve të Bashkuara, duke pretenduar se ka shkelur hapësirën ajrore të tij.

“Aeroplani ka kryer një sërë fluturimesh mbikëqyrëse mbi Gjirin Persik në ditët e fundit”, citohet të ketë thënë Garda Revolucionare e Iranit.

Mediat iraniane nuk kanë dhënë hollësi se si është “kapur” aeroplani”.

Muajin e kaluar, Irani ka thënë se ka qëlluar, por nuk ka arritur të ndalojë një aeroplan të telekomanduar të Shteteve të Bashkuara mbi Gjirin Persik.

Teherani ka thënë se aeroplani ka shkelur hapësirën e tij ajrore, por SHBA-ja ka kundërshtuar, duke thënë se ka qenë jashtë kufirit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›