E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia dhe Turqia pa marrëveshje për Sirinë

Rusia dhe Turqia kanë dështuar përsëri për arritjen e një marrëveshjeje për atë se si ti jepet fundit konfliktit të armatosur në Siri.

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbështetur presidentin sirian Bashar al-Assad gjatë gjithë krizës, duke bllokuar rezolutat e sponsorizuara nga perëndimi në Kombet e Bashkuara, të cilat dënojnë qeverinë siriane. Ndërkohë, kryeministri turk, Rejjep Tajip Erdogan, një ish-aleat i Sirisë, është sot një nga kritikët më të zëshëm ndaj Damaskut.

Të hënën, të dy udhëheqësit u takuan në Stamboll, ku u diskutua Siria dhe çështje të tjera, duke përfshirë tregtinë e ndërsjellë dhe kërkesën e Turqisë për NATO-n për të vendosur raketa pranë kufirit turko-sirian. Ndërkohë, protestuesit me parulla kundër vizitës së zotit Putin u mblodhën jashtë konsullatës ruse në Stamboll.

Pas takimit, të dy udhëheqësit u thanë gazetarëve se nuk arritën një marrëveshje lidhur me çështjen e Sirisë.

Vizita një-ditore e Putinit në Turqi ishte udhëtimi i tij i parë jashtë vendit në dy muaj. Udhëheqësi rus fillimisht kishte në plan për të shkuar në Turqi në tetor, por udhëtimi u shty.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›