12 protestues te levizjes Pushtimi i Uoll Stritit arrestohen ne Uashington

Te pakten 12 protestues te levizjes Pushtimi i Uoll Stritit u arrestuan dje ne Uashington pasi policia nderhyri per te hequr nje strukture druri qe protestuesit e kishin ngritur pa marre leje.
Protestuesit te cilet kane ngritur kampingun e tyre ne Sheshin MekFirson per disa jave filluan ndertimin e strukturen dy katshe te shtunen por policia u tha dje ne megjes se ata duhet te kishin leje dhe u dha nje ore afat per ta cmontuar.
Kur protestuesit nuk iu binden urdherit policia e hoqi ate dhe arrestoi protestuesit qe qendronin ne maje te stuktures prej druri.
Anetare te levizjes Pushtimi i Uoll Stritit thane se protestuesit jane duke demonstruar kunder pabarazise ekonomike ne vend dhe grykesise se korporatave.
Kampinget e levizjes ne qytete te ndryshme te Shteteve te Bashkuara jane mbyllur nga autoritetet ne javet e fundit. Ne qytetin veriperendimor te Portlandit ne Oregon policia mbylli nje park te shtunen ne mbremje duke arrestuar disa protestues qe refuzuan te largoheshin.