E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sërish tërmet në Turqi

Një tërmet prej 5.1 shkallë të Rihterit ka rënë në detin Egje, njoftuan televizioni turk NTV dhe agjencia Anadolia.

Tërmeti ra në orën 08:17 të mëngjesit dhe epiqendra e tij ndodhet në detin Egje, shtoi instituti turk i sizmologjisë, Kandili, me seli në Stamboll.

Tërmeti u ndje në provincat turke Izmir dhe Ajdin, shtoi agjencia Anadolia.

Mediat turke nuk njoftuan për viktima apo dëme pas këtij tërmeti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›