E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani kërcënon me sulm kundër Turqisë

Irani do bombardojë Turqinë, nëse SHBA ose Izraeli do të shkatërrojnë instalimet bërthamore. Kështu paralajmëroi një komandant i lartë ushtarak.

Gjenerali Amir Ali Haxhizaden, kreu i divizionit ajror në Gardën Revolucionare tha se do të sulmohen mburojat kundër raketave që ka NATO në rajon.

Sistemi, të cilin Turqia pranoi ta instalojë në shtator, synon të parandalojë sulmet me raketa iraniane kundër Izraelit.

Paralajmërimi është një pjesë e një strategjie të re nga lideri suprem, Ajatollahu Ali Khameini, që konsiston në përgjigjen ndaj kërcënimeve me kërcënime.

Gjenerali Haxhizadeh tha: “Nëse do kërcënohemi, do të shënjestrojmë mburojën kundër raketave në Turqi dhe më pas do godasim të tjera shënjestra”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›