E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo, më shumë gola se ndeshje

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo s’ka të ndalur. Ylli portugez vazhdon të tund portat kundërshtare. Nëse dikush ishte befasuar që ai realizoi 54 gola në të gjitha garat sezonin e kaluar, Ronaldo ka vazhduar me formë të njëjtë edhe këtë edicion.

Deri më tani, ai ka shënuar numër më të madh të golave sesa ndeshje të zhvilluara. Ronaldo ka realizuar 20 gola nga 19 paraqitje për Real Madridin këtë sezon: 16 në La Liga, tri në Ligën e Kampionëve dhe një në Superkupën e Spanjës.

Nëse vazhdon kështu, Ronaldo mund të mposhtë edhe rekordin e tij prej 41 golave në ligë që e regjistroi sezonin e kaluar. Nuk merr fund me kaq, ai është edhe favorit për të mbrojtur çmimin e Këpucës së Artë, ku aktualisht gjendet para Lionel Messit, Van Persiet dhe Mario Gomezit. Numri 7 i gjigantit madrilen është rrugës për t’u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave.

Deri më tani ai ka tejkaluar shumë futbollistë në listën e realizuesve më të mirë. Pas vetëm dy sezoneve e gjysmë në Madrid, Cristiano gjendet në pozitën e 14-të me 107 gola. Ai ka shumëfishuar shënimet e tij pas ardhjes në Madrid, meqë kishte realizuar 118 gola për Manchester Unitedin në gjashtë sezonet e kaluara në Old Trafford.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›