E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani konfirmon sulmin virtual ndaj kompjuterave industriale

Pas diskutimeve per dite te tera mbi nje sulm virtual ndaj pajisjeve industriale iraniane Teherani i konfirmoi nderkohe demet permes virusit te kompjuterit Stuxnet. Sic i deklaroi nje ekspert i informatikes te ministrise se Industrise Agjencise se lajmeve Mehr ne republiken islamike me trojanin jane infektuar 30 mije kompjutera industriale. Se kush qendron pas sulmit kjo megjithate mbetet e paqarte.

Kjo deklarate mbeshtet nje informacion te fillimit te muajit te gazetes reformatore Shargh. Kjo gazete pati cituar drejtorin e pergjithshem te ministrise se Industrise i cili gjithashtu foli per 30 mije kompjutera te infektuar nga Stuxnet.

Objekt i sulmit - sisteme te Siemensit ne Iran

Objekt i sulmit me virus - keshtu thuhet ne te dyja raportet - jane sisteme IT te Siemens-it te cilet punojne me programin kompjuterik per pajisje te medha SCADA. Sipas informacioneve te deritashme Stuxnet sulmon pikerisht keto sisteme dhe i percjell te dhenat ne boten e jashtme. Ne ditet e kaluara ka pasur disa informacione ne baze te te cilave trojanet jane te drejtuar posacerisht kunder programit atomik iranian dhe perpiqen ta demtojne ate.

Midis te tjerash u be e ditur se per shkak te sulmit me virus ne pajisjen e pasurimit te uraniumit ne Natanz punojne me pak centrifuga se sa para nje gjysme viti megjithese nderkohe jane instaluar aktualisht shume me teper prej tyre. Per kete informacion nuk pati konfirmime. Njekohesisht agjencia e lajmeve ISNA beri te ditur se autoritetet iraniane te energjise atomike kishin diskutuar ne nje takim per gjetjen e rrugeve me te cilat te hiqej qafe trojani. Prandaj eshte ngritur nje zyre e cila merret vetem me studimin e pasojave te Stuxnet-it dhe e cila synon te ndaloje rreziqet e metejshme ne kete drejtim.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kompjuter i infektuar me virus

Irani objekt kryesor i sulmit virtual

Ne kete kuader firma e produkteve te sigurise Symantec publikoi ne vere dy statistika per pajisje industriale ne te gjithe boten te cilat mendohet se jane infektuar me Stuxnet. Ne mes te korrikut 40 e ketyre kompjuterave ishin ne Indi rreth 32 ne Indonezi dhe rreth 20 ne Iran. Ne fund te korrikut Symantec-u informoi se rreth 60 e pajisjeve te infektuara ndodhen ne Iran. Kjo e perforcon dyshimin se Republika Islamike eshte objekt kryesor i sulmit.

Javet e fundit eksperte te ndryshem paten deklaruar se nje sulm ndaj pajisjeve atomike iraniane me viruse kompjuteri eshte nje skenar shume i mundur. Meqenese shpenzimet per nje sulm te tille ne internet jane vecanerisht te larta thuhet se si shkaktare mund te mendohen sherbime te fshehta shteterore.

Autor Ulrich Pick/ Auron Dodi

Redaktoi Elert Ajazaj

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›