Irani kritikon perëndimorët për çështjen bërthamore
Në një letër të hapur drejtuar Këshillit të guvernatorëve të IAEA-s të mbledhur në Vjenë, Irani kritikoi "mungesën e besueshmërisë së Shteteve të Bashkuara, Francës dhe Gjermanisë" lidhur me çështjen bërthamore.
Në këtë letër të publikuar nga agjencia e shtypit Fars, Irani thekson "mangësitë" e këtyre tre vendeve në kontratat e arritura me Iranin në fushën bërthamore përpara revolucionit të vitit 1979.
Ai u kërkon guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, IAEA, të marrin parasysh në vlerësimet e tyre "disa kërkesa të ligjshme" të Iranit në çështjen bërthamore.
Këshilli i guvernatorëve të IAEA-s është mbledhur sot në Vjenë për të shqyrtuar veçanërisht mundësinë e sanksioneve të katërta kundër Teheranit.