E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, qeveria miraton projektligjin antikorrupsion

Qeveria italiane miratoi sot në Këshillin e Ministrave një projektligj kundër korrupsionit. Ky vendim i qeverisë vjen pas një raporti alarmues të Gjykatës së Llogarive dhe disa skandaleve ku përfshihen shumë anëtarë të maxhorancës në pushtet.
Teksti parashikon një kontroll të riforcuar të administratave lokale, një rëndim të dënimeve dhe pazgjedhshmëri në parlament në rast të dënimit për korrupsion.
Një plan kombëtar kundër korrupsionit, vendosur nën drejtimin e Ministrisë së çështjeve Publike do të riforcojë transparencën e administratave nëpërmjet publikimit në internet të kërkesave për punë, konkurseve dhe evoluimit të karrierave të funksionarëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›