E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, hidhen nga ballkoni 2 gra, shkak depresioni

TIRANE- Një 30- vjecare vendos ti japë fund jetës duke u hedhur nga kati i 5-të i ballkonit. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:00, në një nga pallatet e rrugës “Don Bosko”. Lajmi konfirmohet nga policia e Tiranës, sipas të cilës, 30-vjecarja Shqipe Mustafa vuante nga depresioni. 

Po sipas këtij burimi, mësohet se Mustafa ishte e martuar dhe kishte fëmijë. Nuk dihet ende se kush nga familjarët e saj ka qënë në shtëpi në momentin që ajo është hedhur, por policia njofton se gruaja ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi është dërguar në spitalin Ushtarak nga banorët e zonës.

Banorët kanë treguar se ajo bënte një jetë të qetë, punote si rrobaqepëse në kryeqytet dhe kishte marrëdhënie të mira me burrin e saj, ky i fundit infermier. Vendimi i saj për ti dhënë fund jetës ka shokuar të gjithë banorët që e njihnin.

Ndërsa në mesditë një grua tjetër është vetëhedhur nga ballkoni. Bëhet fjalë për Albana Vreton. 39- vjecarja i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i 4-ërt i një pallati pranë rrugës së Kavajës. Policia konfirmon të njëjtën arsye, depresionin.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›