E Shtunë, 31 Tetor 2026

Janukoviç garanton Evropën për transitin e gazit

Presidenti i sapo zgjedhur ukrainas, Viktor Janukoviç deklaroi se "furnizimi i Evropës me gazin rus nuk do të ketë më probleme".
"Episode të ngjashme me ato të viteve të fundit, që lanë pa furnizime me gazë shumë vende të BE-së për shkak të mosmarrëveshjeve Kiev-Moskë, nuk do të ndodhin më", garantoi Janukoviç gjatë një konference për shtyp me gazetarët së bashku me presidentin e Komisionit të BE-së Jose' Manuel Barroso.
Janukoviç shpjegoi më tej "se objektivi për integrimin evropian do të jetë prioriteti i politikës së Jashtme ukrainase, ashtu si marrëdhëniet e mira me NATO-n".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›