Irani liron shtetasin gjerman të arrestuar në protesta
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Fars citonte Prokurorin e Përgjithshëm të Teheranit, Abas Xhaferi Dolatabadi i cili deklaroi se shtetasi gjerman është liruar ndërkohë që gazetari sirian do të lirohet në vazhdimësi të ditës së sotme.Gjatë protestave të dhjetorit të paktën tetë persona mbetën të vdekur në përleshjet mes forcave të sigurisë në Teheran dhe mbështetësve të liderit opozitar Mir Husejn Musavi.Kjo valë dhune ishte më e rënda që nga protestat pas zgjedhjeve presidenciale të qershorit, për të cilat protestuesit opozitarë shprehen se votimet janë manipuluar në favor të presidentit Mahmud Ahmadinexhad, fakt që qeveria e ka mohuar rregullisht.