E Hënë, 2 Nëntor 2026

Irani miraton ligjin që pezullon bashkëpunimin me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian ka vënë në fuqi ligjin për të pezulluar bashkëpunimin me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së.

Sipas medias shtetërore iraniane, ligji u miratua nga parlamenti muajin e kaluar për të ndërprerë lidhjet me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Teherani e ka akuzuar atë se po mban anën e vendeve perëndimore dhe se ofron një justifikim për sulmet ajrore të Izraelit në centralet e tij bërthamore muajin e kaluar.

Ligji i ri përcakton që çdo inspektim i ardhshëm i centraleve bërthamore të Iranit nga IAEA duhet të marrë miratimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Teheranit.

Lufta midis Iranit dhe Izraelit, e cila shpërtheu më 13 qershor dhe zgjati 12 ditë, ka intensifikuar tensionet midis Teheranit dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

Më 25 qershor, një ditë pasi filloi armëpushimi, ligjvënësit iranianë votuan me shumicë dërrmuese në favor të projektligjit për të pezulluar bashkëpunimin me agjencinë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›