E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS e Vlores nuk pranon menjanimin e Eltar Dedes

Skema e re e organizimit të kryesise socialiste, po nxjerr në pah kontestimet e para të të deleguarve të rinj nga qendra në Tiranë. Pas dy mbledhjeve në Vlore, ra në sy ndarja e dy grupimeve të Asamblese Socialiste të Qarkut. Debati dhe përplasja e interesave ka ndodhur mes njerëzve të dërguar nga kryetari Edi Rama, në njërën anë dhe e mbeshtetësve të drejtuesve lokale nga ana tjetër. Mediat janë mbajtur larg dhe debatet janë konsumuar me dyer të mbyllura, pikërisht për problemet e paralajmeruara nga socialistët. Në takimin e parë të deleguar nga kryesia socialiste kanë qenë deputetët Fatmir Xhafaj dhe Valentina Leskaj, kurse në diten e dytë të deleguar kanë qenë sekretari organizativ Blendi Klosi dhe Mezan Malaj. Debate të ashpra mësohet se kanë përfshirë sallën dhe anëtarët e Asamblesë Socialiste të Vlorës. Madje një pjesë e diskutanteve kanë kërkuar anullim të vendimeve të Asamblesë Kombëtare për Vlorën. Dy kanë qenë vendimet e kundërshtuara, mënjanimi i Eltar Dedës si kryetar partie në këtë qytet, dhe data e zgjedhjeve brenda partisë në Vlore, e cila është caktuar në15 shkurt. Drejtuesit vlonjatë të Partise Socialiste, kanë paraqitur si shkak kohën e pamjaftueshme për t’u përgatitur për këto zgjedhje, duke qenë se mbeten vetëm 9 ditë. Propozimi tjetër që ngjalli dhe shumë debate në sallë, ka qenë fakti që deputetit nuk mund të bëhet kryetar i Partisë se qytetit, një rregull që perjashton Eltar Dedën. Po të shtojme faktin që Eltar Deda nuk është më i deleguar i kryesisë socialiste, vihet re një mënjanim i tij. Reagimet kanë qenë të shumta. Ndër më të vendosurit kundër lidershipit socialist të Tiranës, ka qenë kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpetim Gjika.
Pasi janë përballur me kontestimin e ashpër të socialistëve të Vlorës, të deleguarve nga Tirana, nuk i ka mbetur tjetër përgjigje, vetëm që gjithçka do t’ia percjellin kryetarit Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›