E Diel, 1 Nëntor 2026

Sanino per integrimin Shqiperia te vijoje ne kete rruge

Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Evropian, Stefano Sannino deklaroi se Shqipëeria është në rrugë të mbarë për integrimin, përsa i përket zhvillimeve pozitive të kohëve të fundit. Ai tha se Shqipëria duhet të vazhdojë në këtë rrugë dhe të ruajë ritmin e reform,ave të arritura, pasi ky vit është i rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë, dhe për integrimin e saj në Bashkimin europian, i cili duhet të jetë një proces gjithëpërfshirës.
Në fjalën e tij Sanino u shpreh se: “Herën e fundit që isha në Shqipëri u hodhën hapa pozitivë si finalizimi i marrëveshjes me partitë politike për ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore, ndryshimi i rregullores së Parlamentit dhe rishikimi i ligjeve me shumicë të cilësuar. Emërimi i Avokatit të Popuillit në frymë shumë transparente, ishte një tjetër hap pozitv”- u shpreh drejtori i Zgjerimit
Deklarata e Saninos u bë gjatë një prononcimi për shtyp me ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto. Ky i fundit tha se integrimi është një proces që duhet të qëndrojë mbi çdo axhendë politike dhe partiake.
“Integrimi është prioritet absolut i qeverisë shqiptare dhe ka nevojë për zbatimin e të gjithë rekomandimeve dhe detyrimeve të vendosura nga Komisioni Evropian,”- u shpreh Haxhinasto, ndërsa theksoi se ka zhvillime pozitive siç është ngritja e komisionit të reformës zgjedhore.
Nga ana e tij shefi i diplomacisë shqiptare u shpreh se ky proces duhet të vazhdojë dhe të japë produkte konkrete, ndërsa kërkohet angazhimi i plotë dhe i pakushtëzuar i të gjithë faktorëve politikë.
Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Evropian Stefano Sanino ndodhet sot në Tiranë për të nxitur partitë politike për zbatimin e 12 rekomandimeve të Komisionit Evropian. Ai do të takohet me kryeministrin Berisha, presidentin Bamir Topi, kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe ministren e Integrimit, Majlinda Bregu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›