Irani ndërton dhe 10 uzina pasurimi të uraniumit. Ndërkombëtarët: Provokim!

Teheran, 30 nëntor, NOA - Qeveria e Iranit ka bërë me dijeni se do të ndërtojë edhe 10 uzinave të reja për pasurimin e uraniumit., në 5 prej të cilave puna do të nisë menjëherë.
Ky është sinjalizimi më i fundit që mbërrin nga vendi i cili paraqet si objektiv të tijin prodhimin e rreth 300 ton lëndë bërthamore në vit, në një kohë që ndërkombëtarët i kishin kërkuar me çdo kusht pakësimin e tyre.
Për këtë arsye, këta të fundit e kanë cilësuar njoftimin e ri të Iranit si një sfidë të hapur ndaj Agjensisë së Kombeve të Bashkuara për Energjinë Bërthamore, duke i rikujtuar se plani për 10 uzina të reja të pasurimit të uraniumit bie ndesh me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Megjithatë, Irani nga ana e tij thotë se po vepron brenda kornizave që lejon Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore.
Menjëherë kanë reaguar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat thonë se po kalon koha për Iranin, që ti shqyrtojë shqetësimet ndërkombëtare lidhur me programin e tij atomik.
Ndërsa Gjermania ka shprehur shqetësim të madh, duke vijuar edhe me reagimin e britanikëve, të cilët e kanë akuzuar Iranin për përpjekje provokuese ndaj komunitetit ndërkombëtar.
n.e/NOA