Irani përshëndet raportin e IAEA-së
"Raporti është dëshmi e re për karakterin paqësor të aktiviteteve bërthamore të Iranit, për bashkëpunim të plotë të Teheranit me IAEA-në dhe për suksesin e vendit për t'i mposhtur teknologjitë bërthamore, para së gjithash në sferën e pasurimit të uraniumit", deklaroi Solltanie.
Në deklaratë, Solltanie aspak nuk e përmendi informatën se inspektorët e IAEA-së në objektin nëntokësor bërthamor, Fordo, në Iran, zbuluan gjurmë të uraniumit të pasuruar.
Burime diplomatike kumtuan se uraniumi ishte pasuruar 27 për qind, që është shumë më lartë nga niveli i pasurimit prej maksimum 20 për qind, sa pohon Teherani se pasuron uranium.
Uraniumi i këtillë i pasuruar, sipas burimeve të njëjta, mund të shfrytëzohet për prodhimin e armëve bërthamore.
Megjithatë, sipas diplomatëve, gjurmët e zbuluara nga IAEA nuk do të thonë se Irani fshehtazi po e shton nivelin e pasurimit të uraniumit.
Sipas tyre, gjurmët mund të kenë mbetur pas punës në centrifuga deri në arritjen e nivelit të lejuar për pasurim të uraniumit dhe në rast të tillë ai do të ishte gabim teknik.