Irani propozon kompromis për programin e tij bërthamor

Në intervistën dhënë revistës gjermane "Spiegel", Salehi sërish deklaroi se vendi i tij ka të drejtë të shfrytëzojë teknologjinë bërthamore për qëllime paqësore.
"Nëse pranohet e drejta jonë për pasurim të uraniumit, ne jemi të gatshëm për kompromis.
Vullnetarisht do ta kufizojmë nivelin e pasurimit të karburantit bërthamor" tha Saleh.
Në këmbim të kësaj, Irani duhet të marrë garanci se do ta marrë karburantin e domosdoshëm prej vendeve të tjera.
Zgjidhje e ngjashme u propozua nga vendet perëndimore në negociatat paraprake me Iranin, theksuan mediat franceze.
Javën e kaluar, presidenti Mahmud Ahmadinejad, tha se Irani nuk do të heqë dorë nga programi i tij bërthamor edhe përkundër sanksioneve të imponuara nga Perëndimi, që si rezultat e kanë zhvlerësimin drastik të valutës iraniane, e cila për një javë humbi 40 për qind nga vlera e saj në krahasim me valutat kryesore botërore.