Irani rrit prodhimin e UF6, lëndë që përdoret për djegien e reaktorëve
Teheran - Irani deklaron se ka rritur prodhimin e UF6-ës, e përdorur kjo për lëndën djegëse të reaktorit bërthamor. Qendra e Energjisë Atomike në Iran ka bërë të ditur se vendi synon që të hyjë në shtatëshen e parë të vendeve që prodhojnë energji bërthamore, prandaj edhe kanë rritur prodhimin e UF6-ës. Kjo substancë është e domosdoshme për djegien në reaktorët bërthamorë. Irani planifikon që të sigurojë të paktën 10 për qind të energjisë ( afërsisht 20.000 Megavat) nga ajo bërthamore. Sipas njoftimit për shtyp bëhet e ditur se në qendrat nukleare janë montuar rreth 5 mijë centrifuga, ndërkohë që numri i tyre për pesë vjet mendohet të arrijë në 50 mijë.