E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama do të shkojë me tren për në ceremoninë e betimit

Uashington - Presidenti i 44-ët i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit që do të zhvillohet në Uashington, do të udhëtojë me tren nga Filadelfia. Nga Filadelfia, Obama do të shkojë në Delauare për të marrë me vete edhe zëvendës presidentin Joe Bide së bashku me familjen e tij. Stacioni i parafundit para se të shkojë në Uashington, duket se do të jetë Baltimorja. E ndërsa udhëtimi i Obamës pritet të nis më 17 dhjetor, ceremonia e betimit do të zhvillohet më 20 dhjetor. Kryetari i Komitetit të Ceremonisë së Betimit, Emmet Beliveau, përmes një deklarate për shtyp ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar të gjithë ata amerikanë që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë ceremoni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›