Operacioni NATO-Afganistan, vriten 40 talebanë
Helmandi - Të paktën 40 talebanë kanë mbetur të vrarë gjatë një operacioni të përbashkët midis forcave shtetërore afgane dhe atyre të NATO-s. Zëdhënësi i Prefektit të qarkut të Helmandit, Davud Ahmedi u shpreh se operiacioni ka nisur të enjten e kaluar dhe vazhdon akoma, ndërkohë që sipas tij është vënë re një bashkëpunim i suksesshëm i forcave të NATO-s me ato vendase. Zëdhënësi bëri të ditur gjithashtu se midis viktimave ndodhet edhe Molla Salim, kryetar ky , këshillit Rajonal të organizatës.