E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani se lejon vizitën e raportuesit të OKB-së

Parlamenti Iranian nuk do të lejojë një raportues special të OKB-së, i sapo emëruar në këtë post, që të vizitojë Teheranin, në një mision fakt-mbledhës. Agjencia zyrtare e lajmeve të Iranit, IRNA, ka raportuar se Komiteti për të Drejtat e Njeriut i parlamentit Iranian, ka vendosur që Ahmed Shahid, ish ministri i jashtëm i Maldiveve, nuk duhet të lejohet që të vizitojë Teheranin, edhe pse është ngarkuar me një mision faktmbledhës. Zëvendës shefi i këtij komiteti, Mohamad Karim Abedi, ka deklaruar për agjnesinë e lajmeve IRNA-s, se OKB para se të hetojë Iranin duhet të hetojë shkeljen e të drejtave të njeriut në SHBA dhe Izrael.
Sipas Teheranit zyrtar, OKB dhe organizatat e të drejtave të njeriut nuk kanë njohuri për normat islame, duke shtuar se kriteret për të drejtat e njeriut nuk mund të standardizohen, por ato duhet të mbështeten në kulturen dhe besimin e shtetit përkatës. OKB disa herë është shprehur e shqetësuar disa herë rreth asaj që e konsideron si shkelje të madhe të të drejtave të njeriut në Iran.
 
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›