E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Boner, një zë i fuqishëm për të drejtat e njeriut

Nga mbarë bota ka pasur reagime lidhur me vdekjen e aktivistes ruse për të drejtat e njeriut, Jelena Boner, bashkëshorte e të ndjerit, Andrea Saharov, që ishte fitues i Çmimit Nobel për Paqe.

Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi se ajo “ishte një zë i jashtëzakonshëm në mesin e mbrojtësve të të drejtave të njeriut në ish Bashkimin Sovjetik dhe në Federatën Ruse”.

Në Bruksel, presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso, ka shprehur “dhembjen e tij të thellë” për lajmin për vdekjen e zonjës Boner.

Jelena Boner vdiq dje në moshën 88-vjeçare në shtëpinë e saj në Boston të Shteteve të Bashkuara.

Nga Moska raportohet se e ndjera Boner do të varroset afër varrit të burrit të saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›