E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia dhe Kina kundër mbrojtjes antiraketë në Evropë

Projekti për mbrojtjen antiraketë, të cilin Amërika do ta ndërtojë në Evropë, po has në disa pengesa të pakapërcyeshme. Kundërshtarët kryesorë janë Rusia dhe Kina, të cilët deklaruan se do ti kundërvihen planeve për mbrojtje raketore, gjë e cila sipas të dy vendeve do të rrezikonte sigurinë ndërkombëtare. Një tjetër pengesë për ndërtimin e mbrojtjes antiraketore është pozita e Çekisë. Kohët e fundit Republika njoftoi se tërhiqet nga projekti amerikan nga i cili duhej të merrte pjesë. Ideja për mbrojtje antiajrore është mbështetur për një kohë të gjatë nga administrata amerikane, që mendon, se kjo vjen si domosdoshmëri e mbrojtjes nga rreziku atomik që vjen nga shtete si Irani. Sistemi antiraketë parashikon instalimin e radarëve dhe vendosjen e avionëve gjuajtës në disa nga shtetet në Evropën Qëndrore si Polonia dhe Çekia. Kundërshtari kryesor në këtë projekt është Rusia, që mendon se mbrojtja antiraketë është e drejtuar kryesisht kundër saj. Moska e kundërshton me forcë një zgjerim të pranisë ushtarake amerikane në zonën të cilën Rusia e konsideron si zonën e saj të influencës. Ideja e Rusisë është që të krijohet një system i ri për sigurinë në Evropë, nëpërmjet të cilit të dobësohet ndikimi i NATO-s dhe Amerikës në rajon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›