Luksemburg, nis sot forumi për Ballkanin Perëndimor
Nis sot në Lukemburg forumi për Ballkanin Perëndimor, në të cilin, përveç ministrave të jashtëm të vendeve të këtij rajoni, marrin pjesë edhe shefat e diplomacive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe zyrtarët e lartë të BE-së, Ketrin Eshton dhe Shtefan Fule.
Pritet që temë e diskutimit do të jetë bashkëpunimi rajonal dhe perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit.
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Ketrin Eshton, gjatë takimit në Luksemburg, do të raportojë për vizitat e saj në Prishtinë, Beograd dhe Sarajevë.