Irani shprehet kundër vizitës së raportuesit të OKB-së

Ministria e Jashtme e Iranit ka deklaruar sot nuk do të pranoj që raportuesi i ri i OKB-së për të drejtat e njeriut të vizitojë vendin. Ahmed Shahid, ish Ministri i Jashtëm i Maldiveve, është i pari zyrtar që është emëruar raportues për Iranin që prej ardshjës në pushtet të Presidentit Mahmud Ahmedinexhad, në vitin 2005.
Teherani e ka cilësuar këtë emërim “një veprim të politizuar”, që ka rezultuar pas presionit amerikan. OKB ka emëruar raportues për disa vende që njihen për abuzimin e të drejtave të njeriut, vende këto siç është Koreja e Veriut, apo si Somalia.