E Diel, 1 Nëntor 2026

Irani sulmon familjarët e gazetarëve

Organizata Human Rights Watch ka deklaruar se autoritetet iraniane “frikësojnë dhe arrestojnë” të afërmit e gazetarëve persisht-folës që punojnë jashtë vendit.

Human Rights Watch tha se forcat e sigurisë kanë bastisur shtëpinë e një të afërmi të gazetarit që punon për shërbimin në gjuhën perse të BBC-së, “duke e arrestuar atë në mënyrë arbitrare dhe duke e mbajtur peng për afro dy javë”,ndërsa shton se “ky hap duket të jetë pjesë e një fushate më të gjerë për të sulmuar gazetarët iranianë, duke iu bërë presion familjeve të tyre”.

Ndërkohë, drejtori gjeneral i BBC-së, Mark Tompson, ka thënë se “ky është vetëm njëri nga rastet kur të afërmit e punëtorëve janë kapur në Iran dhe janë urdhër që të afërmit e tyre në Londër të ndalojnë punën me BBC-në, ose të bashkëpunojnë me autoritetet e inteligjencës iraniane”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›