E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga falenderon Gjermaninë për kontributin në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, e cila po merr pjesë në Konferencën e 48-të të Sigurisë në Mynih, ka takuar kryetaren e Kuvendit të Bavarisë, Barbara Stam, të cilën e ka falenderuar për kontributin e Gjermanisë “për lirinë, shtet-ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës, për njohjen e pavarësisë, investimet e kapitalit gjerman dhe garantimin e sigurisë në Kosovë me praninë e ushtarëve gjermanë në kuadër të KFOR-it”.

Presidentja Jahjaga tha se me ndihmën dhe përpjekjen e miqve të Kosovës, në mes të cilëve edhe Gjermania si dhe të vullnetit e punës së popullit kosovar, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe përbën një rrëfim suksesi.

Presidentja Jahjaga tha se" Kosova ka arritur progres në zbatimin e Planit Ahtisaari dhe theksoi se si shtet i pavarur dhe sovran, Republika e Kosovës garanton zbatimin dhe përmbushjen e të gjitha përgjegjësive dhe detyrimeve ndërkombëtare".
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›