Janë 40 kallëzime për shpifje të politikanëve
25/08/2010 Bashkia e Tiranës
TIRANË- Bashkia e Tiranës vijoi edhe dje ritualin e saj të padive në Prokurorinë e Tiranës duke depozituar edhe 6 kallëzime të tjera. Zëdhënësi i Bashkisë së Tiranës, Florion Serjani, u shpreh se "po bëhen 40 raste shpifjesh ndaj Bashkisë së Tiranës, që ne i kemi denoncuar në Prokurori e Gjykatë, në pritje që të paditurit të sjellin provat”. “Bashkia e Tiranës vazhdon ti provojë opinionit publik se përralla e lejeve të ndërtimit është një sajese e shpifur e pushtetit. Kur duhet të japin llogari për provat e korrupsionit të tyre, pushtetarët e korruptuar ia nisin menjëherë avazit të lejeve të ndërtimit", tha Serjani. Pushteti, sipas Serjanit, “nuk ka prova, por vetëm baltë me leje ndërtimi, në përpjekjen e dëshpëruar për të mos dhënë llogari për skandalet e korrupsionit të tij”. Dy ditë më parë Bashkia depozitoi kallëzim penal për Albana Vokshin me pretendimin për shpifje ndaj Ramës.