E Diel, 1 Nëntor 2026

Irani thërret ambasadorin britanik , sqarime për " komplotin"



Ministria e Jashtme iraniane ka kërkuar shpjegime nga ambasadori britanik në Teheran pas përfundimeve të hetimeve vendase sipas të cilave muxhahedinët, të konsideruar separatistë prej Iranit, financohen nga Britania e Madhe. "Republika Islamike e Iranit kërkon një shpjegim të shpejtë dhe të saktë nga ana e qeverisë britanike", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane. Autoritetet iraniane arrestuan para disa ditësh disa persona të cilët dyshohen se po përgatisnin atentate me bomba në Teheran gjatë protestave opozitare të 12 qershorit. Irani e ka ftuar ambasadorin britanik në Teheran pasi i akuzoi vendet e Perëndimit se po i mbështesin pohimet e një grupi në mërgim, për të cilin Teherani thotë se planifikonte sulme terroriste në vend.
Ministri i Inteligjencës, Heidar Moslehi, gjithashtu tha se Suedia dhe Franca, mbështesin organizatën Muxhahedin Halk në mërgim. Por nga Londra, ministria e Jashtme i mohoi akuzat. Arrestimet e tre personave , anëtarë të një grupi , nën akuza se kishin planifikuar të vendosin bomba në Teheran në përvjetorin e parë të zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale të 12 qershorit, 2009, u kryen të martën, edhe pse vetë organizata mohon se janë arrestuar pjesëtarë të saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›